“Makthi” i Liverpulit, rekordmeni që sakaton “The Reds” prej shtatë vitesh

Mançester Siti mori një triumf me shumë rëndësi mbrëmjen e kaluar kundër Liverpulit, teksa gara për titullin kampion tani është tërësisht e hapur, ku diferenca mes dy ekipeve shkoi 4 pikë. Heroi i takimit ishte Leroi Sane, i cili shënoi golin e fitores, por ai që është shndërruar në një makth për Liverpulin dhe në një mit për Sitin, është pikërisht Serxho Aguero.

“El Kun” ka një rekord absolut ndaj “The Reds”, që vijon prej plot shtatë vitesh. Që nga 3 janari i vitit 2012 dhe deri në mbrëmjen e kaluar të 3 janarit 2019, janë plot 7 vite, në të cilat, Aguero ka luajtur shtatë ndeshje ndaj Liverpulit në Premier Ligë, në “Etihad Stadium”.

Në të gjitha takimet, argjentinasi ka shënuar gol, duke u bërë lojtari i vetëm që i shënon Liverpulit, rregullisht prej shtatë vitesh. 30-vjeçari ka shënuar golin e parë në ndeshjen e 3 janarit të vitit 2012, në një sfidë të përfunduar 3-0 në favor të “Citizens” dhe që nga ai takim, ka shënuar në çdo ndeshje që ka luajtur, duke kulmuar me golin e shënuar një natë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online