Magani i qartë: Java më e rëndësishme, me Bylisin një finale

Besa-Bylis është ndeshja kryesore e kësaj jave në Kategorinë e Parë. Kavajasit i presin ballshiotët në shtëpi dhe do tentojnë të fitojnë dhe t’i barazojnë me pikë. Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar, ndërkohë që do të transmetohet edhe në RTSH.

Gugash Magani, tekniku peqinas i Besës, e cilëson një finale përballjen me Bylisin. Për SportEkspres.com, ai deklaron: “Kjo është java më e rëndësishme për Besën, pasi Bylisin e kemi tre pikë para. E kemi vlerësuar maksimalisht këtë sfidë, madje edhe si një finale të parë për ta parakaluar skuadrën ballshiote. Ky është synimi ynë dhe për këtë Besa është përgatitur që ta arrijë në fushën e lojës”.

Besa do të jetë e plotë dhe kjo është shumë e rëndësishme, sikurse edhe shprehet trajneri Magani: “E rëndësishme është se nuk kemi mungesa e dëmtime të titullarëve, por edhe në të gjithë skuadrën. Ndaj do të tregojmë vlerat tona më të mira se e meritojmë që të jemi ne kreu i Grupit B. Tifozët tanë do të na mbështesin në këtë mision, që na orienton drejt Superiores”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *