Pavarësisht se për herë të fundit kanë triumfuar në Europë në 24 majin e vitit 1995, Ajaksi mbetet një nga klubet më të mëdha dhe një shkollë futbolli. Patrik Klaivert i shënoi Milanit të Kapelos në minutën e 85-të në finalen e zhvilluar në Vjenë, duke dërguar Champions Ligën për herë të katërt në Amsterdam.
Në Holandë janë rekordmenë absolutë: 33 tituj kampion dhe 18 kupa. “Harkëtarët” njihen për futbollin e tyre karakteristik, stilin ultraofensiv dhe nxjerrjen e talenteve pafund. Gjatë fundjavës së fundit Ajaksi ka vendosur një rekord të pabesueshëm.
Gjashtë ekipe të klubit, duke nisur me ekipin e parë për të përfunduar në ekipin U9, i kanë fituar të gjithë ndeshjet e tyre, por jo vetëm kaq. Ata kanë shënuar plot 109 gola, ndërkohë që kanë pësuar vetëm 26 të tillë!
Ekipi i parë shkatërroi në shtëpi Venlon me rezultatin 6-0 dhe vazhdon ndjekjen e PSV (kanë 5 pikë më pak). Rezultatin më të thellë e ka regjistruar ekipi U11, që ka turpëruar bashkëmoshatarët e PSV me rezultatin 31-4! Një filozofi loje spektakolare, lojë e bukur dhe gola pafund për tifozët e pranishëm.