Goxha optimist: Jemi ekipi më i madh, ju tregoj si e kapim Europën

Jurgen Goxha ishte afrim i merkatos së janarit në ekipin e Tiranës. Një xhol, që pritet ta ndihmojë shumë ekipin bardheblu. 26-vjeçari debutoi në Superligë në ndeshjen ndaj Kamzës me 24 herë kampionët.

Së fundmi, Goxha ka folur për “RTSH Sport”, ku është shprehur se është tifoz që në moshë të vogël me Tiranën dhe diçka të tillë e kishte ëndërruar.

“Është një ndjesi e veçante se kam qenë tifoz që i vogël me Tiranën. Kisha pak emocione në fillim, por me kalimin e kohës edhe çunat më dhanë besim”.

“Shpresoj të shkoj sa më larg me këtë ekip pasi gjithmonë e kam ëndërruar diçka të tillë. Tirana është ekip i madh dhe ka lojtarë të mirë e me eksperiencë. Duhet të stërvitem shumë më shumë, pasi kam ardhur për të luajtur këtu dhe të kënaq tifozët”.

“Nuk duhet të mendojmë se ka mbaruar. 2-0 është rezultat i keq ndonjëherë. Pse jo duhet të tregojmë atje me punë të vazhdojmë me rezultate pozitive. Fitimi i Kupës na ndihmon për të kapur Kupat e Evropës, është rruga më e shkurtër për Evropën. Gjithashtu dhe vendin e katërt duhet ta synojmë pasi është Tirana, ekipi më i madh në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online