Lukaku tek Interi? Kjo fjali e Marotës i vë vulën

0

Xhuzepe Marota intrigon tifozët e Interit me atë që ka thënë para ndeshjes miqësore me Luganon. Gazetarët e pranishëm atje e kanë ngacmuar në lidhje me transferimin e Romelo Lukaku dhe ai është shprehur: “Jam optimist për gjithçka”.Raportohet se ka një akord me lojtarin.

Sulmuesi belg është nën kontratë me Mançester Junajtid dhe e ka shprehur se ka dëshirë të punojë me Antonio Konten tek Interi. Dëshira e tij është e qartë, ndërkohë që nga ana tjetër edhe zikaltrit prej kohësh po punojnë për ta realizuar këtë transferim të bujshëm.

Me Ikardin që pritet të shitet, Interi do të ketë edhe paratë e mjaftueshme për ta blerë Lukakun. Mançester Junajtid e ka bërë të ditur se kërkon vetëm para në këmbim të lojtarit dhe asnjë opsion tjetër ku mund të përfshihet ndonjë futbollist që do ‘u bashkohej djajve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.