Ndeshja e parë pas katër muajve, gëzohet mbrojtësi kuqezi

Afro gjashtë muaj për të luajtur sërish një ndeshje në kampionat. Arlind Ajeti debutoi me skuadrën e tij të re, Grashoper në Superligën zvicerane, aty ku u transferua si lojtar i lirë në merkaton e verës. Një pritje e gjatë dhe e mundimshme.

Hera e fundit që kishte zbritur në fushë, ishte më 29 prill 2018, ku u aktivizua për pak minuta nga stoli, në ndeshjen ku Krotone fitoi 4-1 përballë Sasuolos. Ajeti zëvendësoi Çekarinin, duke e mbyllur edicionin e kaluar me 21 ndeshje të luajtura, por vetëm me afro 1270 minuta aktivizim.

Prej asaj periudhe, e vetmja shkëndijë shprese kanë qenë ndeshja e luajtur në muajin qershor me Kombëtaren shqiptare. 25 minuta në fushë, i aktivizuar si zëvendësues, në miqësoren përballë Ukrainës. Prej atij momenti, për katër muaj me radhë, zero minuta në fushë. Largimi në momentin e fundit nga Torinio, klubi që zotëronte kartonin e mbrojtësit dhe më në fund gjetja e një skuadre që mund ti garantonte aktivizimin, i cili i mungonte aq shumë.

Me Grashoper, Ajeti e nisi titullar dhe luajti ndeshjen e parë në fitoren 2-1 ndaj Luganos. Ai nuk do të jetë në dy ndeshjet e radhës së Kombëtares, ku për ironi pjesë e kuqezinjve është Bujar Lika, i cili në ndeshjen e fundit qëndoi gjatë gjithë kohës në stol. Megjithatë, deri sa të kthehet në formë optimale, aktivizimi i parë pas pritjes disa-mujore është një arsye për t’u ndjerë i çliruar dhe i lumtur, ashtu siç e tregoi Arlind Ajeti edhe në faqen zyrtare në “facebook”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online