Skuadrave të kampionatit zviceran u është dashur të presin deri në javën e fundit të kampionatit për të vendosur ekipet që do të prisnin biletën për në fazën e grupeve dhe raundet kualifikuese të “Europa League”.
Barazimi 3 – 3 i Luganos së Armando Sadikut siguroi vendin e tretë të renditjes, që e çon skuadrën nga jugu i Zvicrës direkt në fazën e grupeve të “Europa League”, një sukses i jashtëzakonshëm po të marrim parasysh faktin se katër muaj më parë objektivi i vetëm i skuadrës ishte largimi nga fundi i tabelës.
Vendi i katërt i takon Tunit, që arriti të mposhte në transfertë Sionin me rezultatin minimal 1 – 0. Ekipi surprizë i këtij sezoni në Zvicër do të marrë pjesë në raundin e tretë kualifikues të “Europa League”.
Biletën e fundit për në raundet kualifikuese e merr Lucerna e vendit të pestë. Ekipi i Bastien Tomës nuk arriti të merrte një fitore në përballjen me kampionët e Jang Bojs duke u mundur me rezultatin e thellë 4 – 0.