VIDEO | Gjashtë javë pritje, Sadiku rikthehet te goli
Armando Sadiku është rikthyer të shënojë në kampionatin zviceran. Sulmuesi i Luganos zhbllokoi shifrat në minutën 40-të të ndeshjes ndaj Grasshopersit. Futbollisti shqiptar shfrytëzoi një harkim të Lavanshi dhe nuk gaboi pak metra larg portës.
Ky është goli i tretë i tretë i Sadikut në Superligën Zvicerane, kampionat ku u rikthye gjatë merkatos së janarit, pas një eksperience jo dhe aq të mirë te Levante në Spanjë.
Nuevo gol de @ArmandoSadiku con el Lugano. pic.twitter.com/fg8BH6s50s
— Granotero (@granotero1909) May 25, 2019