Luftëtari shiti Vasil Shkurtajn te Kukësi dhe tani drejtuesit e skuadrës gjirokastrite janë vënë në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas “Supersport”, në radarin e bluzinjve është një sulmues irlandezo-nigerian.
Bëhet fjalë për Ismahil Akinade. Futbollisti 190 centimetra i gjatë luan në kampionatin irlandez prej shtatë sezonesh. Aktualisht 24-vjeçari është pjesë e skuadrës së Uaterfordit, me të cilit gjatë sezonit të shkuar shënoi pesë gola në 32 takime.
Në mungesë të Shkurtajt, trajneri i Luftëtarit Gentian Mezani ka në dispozicion vetëm një sulmues, kenian Ismael Dunga, i cili deri më 10 aktivizime ka gjetur vetëm një herë rrugën e rrjetës.