Luftëtari ndryshon sërish mbrojtjen, lëvizje e detyruar

Luftëtari ka lënë pas humbjen e pësuar me Partizanin dhe po mendon për transfertën e radhës me Kastriotin. Kërkohen pikët maksimale kundër krutanëve, edhe pse luhet jashtë fushe. Trajneri Gentian Mezani ndërkohë duhet të ideojë formacionin.

Ai nuk do të ketë në dispozicion mbrojtësin Lejdi Liçaj, i cili me kartonin e verdhë të marrë me Partizanin e çoi në katër numrin e tyre. Kështu i duhet të pushojë këtë javë për t’u kthyer i gatshëm për takimin kundër Laçit në shtëpi.

Mezani në këtë mënyrë është i detyruar të ndryshojë mbrojtjen sërish. Në të djathtë në vend të Liçajt me shumë mundësi do të pozicionet Oltion Rapa. Por dilema mbetet se kush do të zhvendoset në qendër krah Rustem Hoxhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *