Lajmi i tërheqjes së Iker Kasijasit nga futbolli u përhap shpejt në rrjetet sociale. Shumë tifozë të tij u mërzitën, por 37-vjeçari ka sqaruar të vërtetën dhe situatën e krijuar. Portieri iberik pësoi një atak kardiak para pak javësh, por gjendja e tij është normalizuar. Kasijas ka reaguar në faqen e tij zyrtare, duke dhënë lajmin fantastik për tifozët e tij dhe jo vetëm.
“Do të vijë dita që do të tërhiqem. Më lini ta shpall vetë lajmin kur të vijë momenti. Për momentin, qetësi. Dje kisha një konsultë me Dr. Felipe Macedon. Gjithçka shkoi shkëlqyeshëm. Ky është lajmi i madh që doja të ndaja me të gjithë ju”, shkruan portieri i Portos, duke bërë të qartë faktin se do të vazhdojë të veshë dorezat e portierit.
Buenas a tod@s:
Retirarme, habrá un día que me tenga que retirar. Déjenme anunciar dicha noticia cuando llegue ese momento. Por ahora tranquilidad. Ayer tuve revisión con el Dr.Filipe Macedo. Todo muy bien. Eso sí que es una gran noticia que quería compartir con todos! ???— Iker Casillas (@IkerCasillas) May 17, 2019