Luftëtari gjen sulmuesin, armiku i Tavos drejt stolit

Klubi i Luftëtarit i ka dhënë fund periudhës së pushimeve. Me anë të një njoftimi të bërë në rrjetet sociale është bërë e ditur se skuadra gjirokastrite do të fillojë grumbullimin më datë 15 korrik.

Në njoftim klubi ka zbuluar dhe arritjen e marrëveshjes me sulmuesin nigerian Majkëll Olaitan, i cili do të zëvendësojë kenian Ismael Dunga në radhët e bluzinjve. Klubi zbulon gjithashtu se ndër trajnerët që po shqyrtohen për stolin e skuadrës është serbi Mladen Milinkoviç.

Tekniku serb është një emër i njohur në Gjirokastër pasi ka drejtuar skuadrën në sezonin 2016-2017. Ndarja e Milinkoviç me presidentin Tavo nuk ishte aspak miqësore me palët që patën një konflikt në lidhje me detyrimet kontraktuale.

NJOFTIMI  I LUFTËTARIT

Klubi i futbollit Luftëtari njofton se data 15 korrik do të jetë dita e grumbullimit të skuadrës dhe më pas startimi i fazës përgatitore për sezonin 2019-2020.

Merkatoja e ekipit është në proces zhvillimi, ku deri tani ju bëjmë me dije se është arritur akordi me futbollistin e huaj, Majkëll Olaitan dhe zyrtarizimi i tij do të bëhet në ditët në vijim. Luftëtari është në bisedime edhe me disa lojtarë, të cilët do të bëhen me dije nga klubi në ditët në vijim dhe për t’ju bashkuar më pas me pjesën tjetër të skuadrës.

TRAJNERI- Klubi është ende në bisedime me disa trajnerë, ku midis tyre është edhe serbi Mladen Milinkoviç, i cili drejtoi ekipin tonë në sezonin 2016-2017.

Në ditët në vazhdim Klubi i futbollit Luftëtari do të bëje me dije trajnerin e ri dhe prurjet e reja që do të afrohen.

https://www.instagram.com/p/BzlH6OzHr67/?utm_source=ig_web_copy_link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *