Luajti baste sportive, sulmuesi i Liverpulit rrezikon pezullimin 1-vjeçar

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Federata angleze e futbollit ka njoftuar ditën e sotme se lojtari i Liverpulit Daniel Starrixh ka shkelur rregulloren në lidhje mbi vendosjen e basteve sportive. Sipas rregullave të vendosura nga institucioni në Angli, futbollistët e çdo lloj kategorie në Angli nuk u lejohet të vendosin baste sportive në ndeshjet e futbollit kudo në botë.

Starrixh ka reaguar menjëherë duke thënë se nuk ka vendosur kurrë një bast në jetën e tij. Por, burime pranë federatës angleze bëjnë të ditur se ka prova të pakundërshtueshme, që e përgënjeshtrojnë këtë deklaratë të lojtarit.

Starrixh rrezikon të dënohet për një vit nga të luajturit futboll në Angli. Rasti më i famshëm i një dënimi të tillë ishte ai i mesfushorit Xhoi Barton dy vite më parë. Ish-lojtari i QPR-së u shpall fajtor për vendosjen e 1260 basteve në vitin 2015 dhe u dënua me 13 muaj pezullim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *