Vinisjus Xhunior u ble nga Flamengo për shumën e 40 milionë eurove. Madje kjo transfertë u krye para se 18-vjeçari të luante ndeshjen e tij të parë si profesionist. Mbas një viti e gjysmë huazim te Flamengo, ai ka ardhur në Spanjë. Por, talenti brazilian, nuk ka treguar atë çfarë pritej.
Talenti i Vinisjus nuk diskutohet, por te Reali, ku kërkohet çdo vit Champions-i dhe titulli i La Ligas nuk mund të ketë mëshirë. 18-vjeçari nuk është ende gati. I gjendur para kësaj situate, trajneri i Hulen Lopetegui ka vendosur që Vinisjus të aktivohet me rezervat e Realit në kategorinë e tretë spanjolle.
Trajneri bask nuk ka pranuar që braziliani të huazohet, pasi ai beson se lojtari mund të bëhet i vlefshëm për madrilenët, pasi kampionati është i gjatë dhe forma e talentit mund të vijë në rritje. Në muajt në vazhdim, Vinisjus është i detyruar të tregojë vlerat e tij përballë futbollistëve gjysmë-profesionistë.