Lokomotiva e Zagrebit nuk i ndahet futbollistëve shqiptarë. Fillimisht, ishte Eros Grezda ai që mbrojti ngjyrat e skuadrës kroate, ku bëri paraqitje të shkëlqyera. Më pas, ishte talenti Lirim Kastrati, që po ashtu po shkëlqen me skuadrën e Lokomotivës. Edhe transferimi i Uzunit, ishte një sukses i madh.
Duke parë sukseset e këtyrë lojtarëve shqiptarë, Lokomotiva duket se e ka gjetur çelësin për të ndërtuar një ekip të fortë dhe të mbushur me talente. Disa çaste më parë, me anë të faqes zyrtare të tyre në “Tëitter”, klubi kroat njoftoi se do të organizojë një kamp në Kosovë për futbollistët e rinj të grupmoshës 13-18 vjeç, për të piketuar talentet më të mirë. Në njoftimin e tyre, shkruhej:
“Jemi krenarë të njoftojmë se në datat 15-20 korrik, klubi i Lokomotivës do të organizojë një kamp për futbollistët e grupmoshave 13-18 vjeç, në Gjakovë, Kosovë”.
S ponosom objavljujemo kako ?e od 15.7, do 20.7.2019. NK Lokomotiva održati kamp za dje?ake ro?ene od 2005. do 2001. godine u ?akovicama u Kosovu.
??https://t.co/qigmQKOyDe#kosovo #gjakove #lokosi pic.twitter.com/ZFQ61jnCE7
— NK Lokomotiva Zagreb (@NKLokomotiva) July 14, 2019