Llapi merr vendin e dytë me “tris”, Drita ia del me Ferizajin

0

Llapi dhe Drita i gëzohen fitoreve, teksa kanë mundur sot respektivisht Trepçën ’89 dhe Ferizajin. Këto skuadra kanë përmbyllur fazën e dytë të kampionatit, ndërkohë që ekipi nga Podujeva është ngjitur në vendin e dytë në klasifikim. Kampionët në fuqi mbeten në vendin e katërt dhe ruajnë distancën me zonën e ftohtë.

Trepça ’89 e pa veten në disavantazh shumë shpejt, pasi Veliu kaloi Llapin në avantazh. Gjithsesi ishte Rusi ai që u kundërpërgjigj. Januzi, sulmuesi kryesor i skuadrës vendase, riktheu epërsinë. Në fund të pjesë së parë skuadrës nga Mitrovica iu anulua një gol.

Diauara kishte mundësinë të barazonte në fillim të pjesës së dytë,por goditi tranversën nga pika e bardhë e penalltisë. Llapi golin e qetësisë e shënoi vetëm në shtesë dhe ishte i zakonshmi Festim Alidema ai që gjeti rrugën e rrjetës.

Drita nuk bëri një ndeshje të mirë, por gjithsesi e mposhti Ferizajin. Një goli realizuar që në fillim nga Nuabeze vendosi gjithçka dhe skuadra nga Gjilani mori pikët e plota. Skuadra mike u përpoq shumë në pjesën e dytë të barazonte, por nuk e shfrytëzoi tërheqjen e Dritës.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 22
E shtunë, më 9 mars, ora 13:30

Drita-Ferizaj 1-0
Shënues:
Nuabeze 14’
Llapi-Trepca ’89 3-1
Shënues:
Veliu 7’, Januzi 32’, Alidema 91’ / Rusi 20’

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.