Mësohet një tjetër kuqezi i Panuçit, në Rumani e bëjnë të kryer

Kombëtarja jonë kuqezi do të nisë ndeshjet kualifikuese për “Euro2020” me datë 22 Mars, në sfidën kundër Turqisë në “Loro Boriçi”. Shumë dilema janë për emrat që do të grumbullohen, me Panuçin që duhet të bëjë disa zgjedhje të vështira.

Shumë lojtarë shqiptarë janë rikthyer nga dëmtimet dhe po arrijnë në formën e tyre më të mirë, si dhe disa lojtarë të tjerë kanë gjetur skuadra dhe po luajnë rregullisht. Një nga pozicionet ku Panuçi e ka të vështirë të zgjedhë është roli i mbrojtësit të majtë.

Ermir Lenjani, Egzon Binaku dhe Naser Aliji po bëjnë mirë me skuadrat e tyre dhe janë alternativa të rëndësishme. Sipas mediave rumune, që e bëjnë dhe të kryer, Naser Aliji është ftuar nga Panuçi. Lojtari i Dinamo Bukureshtit është rikthyer të luajë dhe është një futbollist i rëndësishëm për skuadrën rumune dhe trajnerin Redniç, i cili i ka besuar fanellën e titullarit në shumë takime.

Aliji ka 11 ndeshje me kombëtaren tonë kuqezi, por ka më shumë se 1 vit që nuk grumbullohet. Megjithatë, forma e tij e mirë duket se i ka siguruar ftesën për të qenë pjesë e kombëtares për dy sfidat kualifikuese, atë kundër Turqisë dhe Andorras.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online