Llapi lë Dritën pa trajner, Trepça e Maganit shpërthen në gola

Ipko Superliga e Kosovës vazhdon garimin, ndërkohë që kampionët e Dritës vijojnë të jenë në krizë. Këtë herë i ka mundur në shtëpi Llapi i drejtuar nga Bilbil Sokoli. 1-2 përfundoi ky takim, që në fund i la gjilanasit edhe pa trajneri, pasi Bekim Isufi ka dhënë  dorëheqjen. Sigurisht që klubi nuk mund ta refuzojë,pasi nevojitet një ndryshim.

Flamurtari vijon të kryesojë, duke i habitur të gjithë. Në shtëpi kuqezinjtë nuk kanë falur. Ka qenë Liria e Prizrenit klubi që e ka pësuar këtë herë. Feronikeli duket i rilindur. Largimi i Sulejman Starovës i ka bërë mirë ekipi nga Drenasi.

Rikthimi i Zekerija Ramadanit është shoqëruar me një fitore të thellë në transfertë kundër Ferizajt. Dy gola të shënuar nga Feronikeli për të marrë pikët e plota. Fitorja pritej, nisur edhe nga niveli i kundërshtarit. Trepça ’89 e drejtuar nga Gugash Magani ka shënuar një “mal” me gola kundër KEK-ut. 1-5 ka triumfuar klubi nga Mitrovica, që tanimë duhet të mendojë për ndeshjen e radhës.        

Superliga e Kosovës, Java 4

DJE

Ballkani – Prishtina          1 – 1

Shënues: Baftiu / Mankenda

Drenica – Gjilani               0 – 0

SOT

Flamurtari – Liria             3 – 1

Shënues: Shillova 2x, Kuansah / Binishi

Drita – Llapi                        1 – 2

Shënues: B.Shabani / Hajdari, Alidema

KEK – Trepça 89                1 – 5

Shënues: Mircevski, Bujcevski, Vitija, Shosha (pen), Velinov / Berisha

Ferizaj – Feronikeli         0 – 2

Shënues: Fazlliu, Karioka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online