Ipko Superliga e Kosovës vazhdon garimin, ndërkohë që kampionët e Dritës vijojnë të jenë në krizë. Këtë herë i ka mundur në shtëpi Llapi i drejtuar nga Bilbil Sokoli. 1-2 përfundoi ky takim, që në fund i la gjilanasit edhe pa trajneri, pasi Bekim Isufi ka dhënë dorëheqjen. Sigurisht që klubi nuk mund ta refuzojë,pasi nevojitet një ndryshim.
Flamurtari vijon të kryesojë, duke i habitur të gjithë. Në shtëpi kuqezinjtë nuk kanë falur. Ka qenë Liria e Prizrenit klubi që e ka pësuar këtë herë. Feronikeli duket i rilindur. Largimi i Sulejman Starovës i ka bërë mirë ekipi nga Drenasi.
Rikthimi i Zekerija Ramadanit është shoqëruar me një fitore të thellë në transfertë kundër Ferizajt. Dy gola të shënuar nga Feronikeli për të marrë pikët e plota. Fitorja pritej, nisur edhe nga niveli i kundërshtarit. Trepça ’89 e drejtuar nga Gugash Magani ka shënuar një “mal” me gola kundër KEK-ut. 1-5 ka triumfuar klubi nga Mitrovica, që tanimë duhet të mendojë për ndeshjen e radhës.
Superliga e Kosovës, Java 4
DJE
Ballkani – Prishtina 1 – 1
Shënues: Baftiu / Mankenda
Drenica – Gjilani 0 – 0
SOT
Flamurtari – Liria 3 – 1
Shënues: Shillova 2x, Kuansah / Binishi
Drita – Llapi 1 – 2
Shënues: B.Shabani / Hajdari, Alidema
KEK – Trepça 89 1 – 5
Shënues: Mircevski, Bujcevski, Vitija, Shosha (pen), Velinov / Berisha
Ferizaj – Feronikeli 0 – 2
Shënues: Fazlliu, Karioka