Liverpul dhe Siti marrin lajme të mira përpara supersfidës

Premier Liga këtë sezon duket se po bëhet çdo javë edhe më e rivalizuar. Liverpuli dhe Siti ndajnë vendin e parë me pikë të barabarta, pas shtatë javësh të luajtura, teksa Çelsi qëndron pas tyre me vetëm dy pikë më pak.

Pasditen e nesërme, pikërisht dy kryesuesit e kampionatit anglez, Liverpul dhe Mançester Siti do të përplasen mes tyre në “Anfield”. Një sfidë që do të vërë përballë edhe dy ndër trajnerët më të mirë momentalisht, Jurgen Klop dhe Pep Guardiola.

Pikërisht kur na ndan vetëm një ditë nga kryendeshja e javës së tetë, dy trajnerët marrin lajme të mira nga infermieria. Nabi Kejta mori një dëmtim, që në pamjen e parë u duk si diçka e rëndë, por mesfushori duket se mund të jetë gati për sfidën e nesërme, siç dhe deklaroi Jurgen Klop.

Ndërkohë nga ana tjetër, Guardiola duhet të ndihet akoma më i lumtur se kolegu dhe rivali i tij gjerman. Kevin De Bryjn mund të jetë gati, të paktën në stol ndaj Liverpulit, për ndeshjen nesërme. Belgu duket se po riaftësohet në mënyrë të pabesueshme, teksa fillimisht koha e përcaktuar për t’u kthyer në fushë ishte në muajin nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online