Peskara fiton dhe kryeson, Memushaj dhuron asist

Peskara ka arritur një fitore të rëndësishme përballë Beneventos me rezultatin 2-1. Golat e Mankusos dhe Makin i dhanë fitoren skuadrës, që ngjitet në vendin e parë në Serie B.

Ledian Memushaj ka zhvilluar një takim pozitiv, madje ka dhuruar asistin e golit të avantazhit të ekipit. 31-vjeçari krosoi nga goditja e dënimit dhe Mankuso kaloi vendasit në avantazh.

Vlonjati i kombëtares është ndëshkuar me karton të verdhë në minutë e 69-të, ndërkohë që Peskara, pjesë e së cilës është dhe portieri Elhan Kastrati, kryeson me 15 pikë pas shtatë javëve të para dhe bashkë me Kremonezen janë të vetmet ekipe, që nuk kanë humbur akoma.

Fitorja e katërt radhazi në shtëpi për Peskarën, që do të udhëtojë drejt Specias në ndeshjen e radhës, ndërsa Memushaj do t’i bashkohet kombëtares së Panuçit për miqësoren me Jordaninë në Elbasan (10 tetor) dhe Izraelin për Nations League në transfertë (14 tetor).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online