Lipi merr vendimin pas eliminimit, elozhe dhe nga trajneri… kundërshtar!

Marçelo Lipi u ul në stolin e kombëtares kineze në vitin 2016 me shpresën që do t’i përmirësonte aziatikët dhe do të linte një kombëtare më të fortë seç ishte. Humbja përballë Iranit me rezultatin 3-0 në çerekfinalet e Kupës së Azisë i dha fund aventurës në stolin kinez dhe italiani ka vetëm fjalë të mira për eksperiencën e kaluar.

Bëra çmos për të përmirësuar ekipin dhe besoj se kam ndërtuar diçka në disa aspekte. Dua t’i falënderoj të gjithë këtu dhe kjo ndeshje mbyll aventurën time me Kinën. Ka qenë një nder i madh për mua fakti që kam qenë trajner i një skuadre të rëndësishme i një vendi të rëndësishme si Kina. Sigurisht që shpresoja ta mbyllja në një mënyrë më të mirë këtë aventurë”, shprehet trajneri që udhëhoqi Italinë drejt fitimit të kupës së botës në vitin 2006.

Elozhet për Lipin nuk kanë munguar nga Karlos Kueiroz, trajneri portugez i Iranit. “Lipi është një ndër trajnerët më të mirë të historisë së futbollit. Është për të ardhur keq fakti që nuk është më trajneri i Kinës. Jam përballur dy herë më të në eliminatoret e Botërorit para dy vitesh dhe pas atyre ndeshjeve, Kina është përmirësuar shumë”, përfundon trajneri i kombëtares perse, që do të përballet me Japoninë për një vend në finalen e madhe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online