Lipi: Gatuzo unik, Piatek sulmuesi perfekt. Paketa? E njoh prej dy vitesh

Marçelo Lipi është një nga trajnerët më të mëdhenj italianë. 70-vjeçari shpalli kombëtaren e kaltër kampione bote në vitin 2006 dhe është trajneri i fundit që ka sjellë Champions Ligën në ekipin e Juventusit.

Në një intervistë për mediat italiane, Lipi është ndalur dhe te momenti fantastik që po kalon Milani. Xhenaro Gatuzon e njeh mirë dhe puna e tij e mirë nuk e ka surprizuar aspak. Trajneri, i cili mbylli në janar aventurën me kombëtaren kineze, thur elozhe dhe për Piatek, të cilin e konsideron si qendërsulmuesin perfekt.

Në fund një koment dhe për Lukas Paketën, një tjetër lojtar që po befason me paraqitjet e dhuruara në fushën e blertë.

MILANI – “Skuadrat e Gatuzos nuk kanë vetëm grintë dhe cinizëm, por kanë dhe një organizim të saktë. Nuk jam i befasuar nga Gatuzo, sepse ai është një kampion absolut për të përfshirë emocionalisht ata që punojnë me të. Piatek? Nuk kam fjalë për të. Kur flitet për qendërsulmues, prototipi perfekt është Piatek. Ai është numri 9. Nuk ka frikë nga asgjë dhe bravo u qoftë Leonardos, Maldinit dhe Rinos për afrimin e tij.”

PAKETA – “Ai është një lojtar i aftë. Djali im më ka folur para dy vitesh për të. Nuk është normale që një futbollist të vijë nga kontinenti tjetër dhe të luajë gjithmonë titullar, madje pa pushuar fare.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online