Levante “blindon” Bardhin, mesfushori firmos kontratën e re

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Klubi spanjoll i Levantes ka zyrtarizuar ditën e sotme arritje e marrëveshjes së rinovimit me mesfushorin Enis Bardhi. Shqiptari që aktivizohet me Maqedoninë në arenën ndërkombëtare ka firmosur një kontratë të re që e mban në klubin valencian deri në 30 qershor të vitit 2022.

Futbollisti 23-vjeçari u transferua te Levante në verën e vitit të kaluar nga skuadra hungareze e Ujpestit. Në sezonin e tij debutues në kampionatin spanjoll, Bardhi spikati fale aftësive të tij në goditjet e dënimit, ku vetëm Lionel Mesi ia kalon për nga saktësia dhe golat e shënuar.

Në këtë sezon, Bardhi është aktivuar në tetë ndeshje te La Ligas, ku ka gjendur një herë rrugën e rrjetës, më datë 6 tetor në transfertën ndaj Getafes, ku ekzekutoi me saktësi një goditje dënimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *