Levandovski: Nuk na duhen talente, te Bajerni të vijnë ata që janë gati

Si rrallëherë më parë Bajerni i Mynihut ka filluar të shpenzojë shumë të konsiderueshme në merkato. Mbrojtësit Pavard dhe Hernandez i kushtuan klubit mbi 100 milionë euro, ndërsa priten dhe blerje të tjera.

Në një intervistë për “BILD”, sulmuesi i Bajernit, Robert Levandovski, u shpreh se i pëlqen kjo strategji. Sipas polakut Bajernit nuk e ka luksin për të marrë talente,.

“Nëse dikush vjen duhet të jetë në gjendje ta na ndihmojë direkt. Nuk kemi kohë të presim dy vite për të zhvilluar një lojtar të caktuar. Kush vjen këtu duhet të rrisë kualitetin e skuadrës. Kemi marrë që tani dy lojtarë shumë të mirë (Pavard dhe Hernandez) dhe jam i sigurt që Bajerni nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit përsa i përk”.

“Diskutimi mbi të ardhmen e trajnerit nuk ka rëndësi për ne. Çfarëdo që të ndodhë ne do të bëjmë punën tonë. Tani jemi të fokusuar vetëm te finalja e Kupës”, përfundoi sulmuesi polak

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online