Letra e pabesueshme e Rashford, e zbulon pas 10 vitesh

Çdokush ka ëndrra dhe synime në jetë. Për disa mbeten ëndrra në sirtar, disa të tjerë përpiqen por nuk i plotësojnë, ndërsa disave u buzëqesh fati dhe në fund e arrijnë atë që duan. Tek kategoria e tretë është sigurisht lojtari i Mançester Juanjtid Markos Rashford, i cili ka ndarë me ndjekësit e tij dhe një dëshirë që ai vetë e kishte shprehur plot 10 vite më parë.

Markus Rashford festoi 21-vjetorin ditën e djeshme. Sulmuesi luan edicionin e tij të katërt me Mançester Juanjtin dhe padyshim që është rritur shumë nga ajo kohë. Gjithsesi, vetë Rashford i ka befasuar të gjithë me postimin që ai ka nxjerrë, duke treguar se ai e ka bërë ëndrrën e tij realitet.

Kur ai kishte mbushur 11-vjeç i kishte shkruar vetes një letër, ku i shprehet synimet që kishte vënë. Praktikisht, sot 10 vite më vonë, gjithçka që është shkruar në atë letër është bërë realitet. Rashford është një futbollist me emër, por dhe sigurisht bën një jetë luksoze dhe familja e tij është krenare për të.

“Uroj që të kem një të ardhme të shkëlqyer, si në shkollë dhe jashtë saj, por sidomos në futboll. Dua që të kem një tjetër stil jetese, por mbi të gjitha dua ta bëj familjen time krenare. Kam vetëm një qëllim në jetë dhe unë dua të bëhem një futbollist profesionist në jetë, mundësisht te Mançester Juanjtid”, shkruhej në letrën e shkruar 10 vite më parë. Ku i dihet, Rashford mund të ketë vënë objektiva të reja, duhet të presim një dekadë për ta mësuar nëse ka ndodhur kështu apo jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online