Ndodh gjithçka në derbin skocez: Goditet trajneri me monedhë, grushta portierit!

0

Gjatë ditës së djeshme u zhvillua një nga derbet më të fortë të futbollit skocez. Ai Sëlltik-Rejnxhërs është një histori më vete, por dhe ai mes Hartsit dhe Hibernianit është një derbi emocionues.

Ndeshja përfundoi në barazim pa gola, por i kishte të gjitha. Gol i anuluar, karton i kuq (Hibernians), një lojtar i goditur me grushte dhe trajneri i goditur dhe gjakosur nga një… monedhë!

Trajneri Lenon i shtrirë në tokë

Gjithçka shpërtheu pas golit të anuluar për vendasit e Harts, të cilët kryesojnë kampionatin skocez me katër pikë dhe një ndeshje më shumë se Sëlltiku. Harts gjeti golin dhe stadiumi shpërtheu në festë, por anësori e anuloi për pozicion jashtë lojë. Ndërkohë që të gjithë po festonin te Hartsi dhe nuk e kishin kuptuar akoma që goli ishte i parregullt, trajneri i miqve, Neil Lenon shpërthen në festë dhe kthehet drejt tifozëve vendas, duke iu bërë me shenjë që goli ishte anuluar dhe po festonin kot.

Tifozët e Hartsiti nuk e pritën mirë një gjë të tillë dhe reagojnë në mënyrë të ekzagjeruar. Fishkëllima, ofendime dhe një goditje me monedhë, që godet Lenon, duke e rrëzuar në tokë. Trajneri i Hibernians qëndron i shtrirë dhe ndërhyrja e stafeve mjekësore ishte e domosdoshme.

Por, nuk mbyllet me kaq. Tifozët miq kërkojnë “hakmarrje” dhe një prej tyre vendos të bëjë drejtësi në stilin e tij, duke goditur me grusht portierin e Harts, Zdenek Zlamal. Nervozizëm dhe rrëmujë në stadium, ndërkohë që një gjë e tillë kalon dhe në fushën e blertë. Lojtari i Hibernians me origjinë shqiptare, Florian Kamberi nuk përmbahet dhe ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin me një lojtar më pak në 25 minutat e fundit të derbit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.