Një ndër problemet më të mëdha të Milanit të sezonit të shkuar ka qenë krahu i majtë i sulmit, pozicion ku në shumicën e rasteve është përshtatur mesfushori turk Hakan Çalhanoglu, i cili edhe pse ka bërë një punë të kënaqshme, nuk dëshiron më të sakrifikojë në atë pozicion.
Për t’i gjetur një zgjidhje këtij problemi, drejtori i ri sportiv Leonardo po shikon në të gjithë ligat e evropiane për një lojtar të denjë për atë rol. Sipas “Sky Italia”, i preferuari i Leonardos për momentin është sulmuesi i Spartakut të Moskës, Kuinsi Promes.
Promes është një sulmues holandez, i cili prej katër sezonesh luan në Rusi, duke “shpërthyer” në gola. Në 112 aktivizime në kampionati rus, ai ka shënuar 58 gola, një mesatare kjo thuajse e barabartë me 1 gol në çdo dy ndeshje. Ecuria e mirë në Rusi i ka siguruar 26-vjeçarit dhe një vend titullari në përfaqësuesen e Holandës gjatë tri viteve të fundit.
Drejtuesit Spartakut të Moskës kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit dhe te Milani janë gatshëm ta plotësojnë këtë kërkesë të tyren, por me anë të një marrëveshje huazimi me detyrim blerje, lëvizje kjo që nuk do të rëndojë shumë në bilancet e skuadrës kuqezi.