Lenjani e Kukeli titullarë, Xhaka jashtë

Sioni barazoi sot 1-1 me Lucernën, me dy gola të shënuar që në pjesën e parë, ku pati edhe një karton të kuq për portierin rezervë të Sionit, që po ofendonte arbitrin nga stoli. Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli luajtën 90 minuta, me të parin që mori edhe karton të verdhë. Një lajm i mirë për Panuçin, sepse dy futbollistët po japin formën e plotë fizike para ndeshjeve të kombëtares.

Ndërkohë, po 1-1 barazoi Bazeli në shtëpi ndaj Luganos, por Taulant Xhaka nuk ishte i grumbulluar, pasi ishte i sëmurë.

Në Zyrih më në fund erdhi fitorja e parë e Grasshopersit, 2-0 ndaj Sant Gallenit.

Mesfushori 18-vjeçar Nedim Bajrami ishte titullar te Grasshopers, ashtu si Albian Ajeti për miqtë, ndërsa në stol ishin Albion Avdijaj e Valon Fazliu për vendasit dhe Gjelbrim Taipi për Sant Gallenin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online