Gjasula rigjen golin, por nuk mjafton për Grojter Fyrtin

Prej shkurtit 2016, Jurgen Gjasula e kishte harruar shijen e golit, që e gjeti sot, edhe pse nuk i vlejti Grojter Fyrtit, që u mund 3-1 në Kil, nga Holshtajn Kili.

Mesfushori 31-vjeçar ka pasur shumë oferta edhe këtë verë, por ka vendosur të qëndrojë në Fyrt, ku është një lider tashmë, por kampionati ka nisur shumë keq, me 3 humbje rresht.

Sot Gjasula shënoi që në minutën e 11-të, duke u treguar i shpejtë në një rrëmujë në zonën kundërshtare, por Holshtajn Kili përmbysi gjithçka me 2 gola në pjesën e parë dhe të tretin me 11-metërsh 14 minuta para përfundimit.

Jurgen Gjasula Goal HD – Holstein Kiel 0-1… by football365life2

Është një moment i vështirë, e nisëm mirë dhe duhej të qarkullonim më mirë topin, por kundërshtari ushtroi presion dhe u tërhoqëm shumë. Pësuam dy gola dhe më pas gjithçka u bë tepër e vështirë“, tha shkurt pas ndeshjes mesfushori shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online