Alonso ringjall Çelsin, “Wembley” ters për Totenhemin

0

Ishtë thënë e stërthënë: stadiumi kombëtar “Wembley” nuk i sjell fat Totenhemit, që edhe sot kundër Çelsit u mund 2-1. Ishte humbja e parë shtëpiake në një derbi londinez për trajnerin Poçetino, por shtëpi nuk është “Wembley” dhe këtë e ka thënë shpesh edhe vetë trajneri i Totenhemit.

Vendosi gjithçka Markos Alonso, i cili u bë heroi i papritur i një Çelsi në vështirësi, që u mund në debutim dhe është ende në kërkim të përforcimeve cilësore.

Spanjolli shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 24-t, ndërsa Totenhemi bëri lojën në shumicën e ndeshjes, duke humbur shumë raste.

Në minutën e 82-të mendoi Batshuaji, vetëm 3 minuta pasi u fut, që të thyente Çelsin me një autogol të çuditshëm, por Alonso shënoi një gol tjetër në minutën e 88-të, me një gjuajtje me të majtën në zonë, ku portieri Loris gaboi rëndë, pasi topi i kaloi poshtë duarve.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.