Leister nuk “lëshon pe”, Meguajër shitet për shumën rekord

Mançester Junajtid u mundua për javë të tëra për të negociuar transferimin e qendërmbrojtësit të Lestër Siti, Herri Meguajër. Negociatat filluan me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por drejtuesit e Lestër nuk “lëshuan pe”, duke mos ulur për asnjë moment kërkesën prej 90 milionë eurosh (80 milionë paundë).

Sipas sajtit të njohur “Bleacher Report” ditën e sotme, Junajtid është dorëzuar duke pranuar plotësisht kushtet e vendosura nga  Lestër Siti. Transferimi i Junajtid e çon 145 milionë shifrën e shpenzuar nga “djajtë e kuq” deri më tani.

Klubi i drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer ka zyrtarizuan disa javë më parë blerjet e Eron Uan-Bisaka (50 milionë paundë) dhe Daniel  Xhejms (15 milionë paundë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online