Mançester Junajtid u mundua për javë të tëra për të negociuar transferimin e qendërmbrojtësit të Lestër Siti, Herri Meguajër. Negociatat filluan me një ofertë prej 60 milionë eurosh, por drejtuesit e Lestër nuk “lëshuan pe”, duke mos ulur për asnjë moment kërkesën prej 90 milionë eurosh (80 milionë paundë).
Sipas sajtit të njohur “Bleacher Report” ditën e sotme, Junajtid është dorëzuar duke pranuar plotësisht kushtet e vendosura nga Lestër Siti. Transferimi i Junajtid e çon 145 milionë shifrën e shpenzuar nga “djajtë e kuq” deri më tani.
United finally agreeing terms on the £80m Maguire deal.
Mad amount of money to spend on him and Wan-Bissaka this summer but also very necessary— Dean Jones (@DeanJonesSoccer) July 21, 2019
Klubi i drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer ka zyrtarizuan disa javë më parë blerjet e Eron Uan-Bisaka (50 milionë paundë) dhe Daniel Xhejms (15 milionë paundë).