Legjenda Hënes jep sinjale largimi, ja kur do vendos

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

E ardhmja a Uli Hënes si president i Bajernit është drejt fundit. Legjenda e klubit bavarez është në një moshë të thyer (67 vjeç) dhe në vitet e fundit ka paralajmëruar disa herë dorëheqjen nga posti të cilin e mban prej 10 vitesh.

Në një prononcim të shkurtër për “Kicker”, Hënes tha: “Vendimin që kam marrë do e bëj të ditur më datë 29 gusht në mbledhjen me bordin drejtues. Deri më atë datë, s’do të ketë asnjë komunikatë zyrtare nga ana ime në lidhje më këtë çështje”.

Mediet gjermane aludojnë se në rast dorëheqje të Hënes, postin e presidentit të klubit do e mbajë Herbert Hajner, një anëtar i bordit të supervizorëve i njohur gjerësisht në gjermani si ish-shefi ekzekutiv i kompanisë së njohur “adidas”.

Hënes punon në klubin e Bajernit prej 40 vitesh. Menjëherë pasi i dha fund karrierës si boksier ai u emërua menaxher i përgjithshëm i skuadrës dhe drejtor i sektorit komercial, pozicion të cilin e mbajti për 30 vjet, derisa u bë president i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *