Lautaro nuk mjafton, Interi 50 milionë euro për pasuesin e Ikardit

Mauro Ikardi duket se është i destinuar për t’u larguar nga Interi në fundin e këtij sezoni, me ish-kapitenin që nuk luan që nga muaji shkurt. Gjithashtu, Lautaro Martinez nuk është se bind në majën e sulmit, prandaj në këtë situatë, klubi zikaltër është hedhur në sulm për të gjetur zëvendësuesin ideal të sulmuesit argjentinas.

Drejtuesit e Interit, duket se e kanë gati alternativën dhe ai është Duvan Zapata. Kolumbiani po përjeton një sezon perfekt me Atalantën, ku ka shënuar plot 19 gola. Sulmuesi u vëzhgua në ndeshjen ndaj Parmës, ku nuk zhgënjeu, pasi shënoi një dopietë.
Interi do të përpiqet të shfrytëzojë marrëdhëniet e mira që ka me klubin e Atalantës, ku mjafton të kujtojmë transferimin e Galjardinit. Në rast të një marrëveshje të mundshme, kostoja e operacionit pritet të kapë 50 milionë eurot. Kontrata e Duvan Zapatas skadon në vitin 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online