Lautaro-Barcelona, agjenti qartëson situatën

0

Barcelona ka një mori me lojtarë ofensivë. Grizman dhe ardhja e mundshme e Nejmar e bëjnë këtë repart të tejmbushur. Megjithatë, mediet evropiane nuk ngurrojnë të lidhin Barcelonën me Lautaro Martinez. Sulmuesi u paraqit shumë mirë në Kupën e Amerikës dhe tregoi cilësitë e një futbollisti të madh.

Ai përflitet për një kalim prej plot 112 milionë euro nga Interi në “Camp Nou”. Një shifër e çmendur, të cilën 21-vjeçari mund të themi se nuk e ka justifikuar ende. Barcelona ka kohë që e kërkon një sulmues qendre, por si duket Lautaro ka shpërthyer në momentin e gabuar.

120 milionët e shpenzuara për Grizman dhe operacioni “Nejmar” e nxjerrin jashtë loje mundësinë e afrimit të argjentinasit për momentin. Siç mësohet, edhe agjenti i tij e ka përgënjeshtruar një kontakt të Barçës mbi shërbimet e yllit të Inter. Ai është shprehur se nuk e ka kontaktuar askush. Më parë fjalët e tij ishin dyshuese. Kjo me qëllim për të provokuar Interin që nuk i ka kushtuar vëmendjen e duhur të riut.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.