Largohet mesfushori: Ja pengu im, një ditë do tregoj të vërtetën

Pas trajnerit Gatuzo ka qenë radha e një lojtari për t’u larguar nga Milani. Andrea Bertolaçit i përfundoi kontrata dhe mesfushori do të largohet me parametra zero. 20 milionë euro paguan kuqezinjtë në vitin 2015 te Roma për shërbimet e tij, por 28-vjeçari nuk u ngrit kurrë në nivelin që pritej.

Aventura e tij me Milanin u mbyll me 52 ndeshje të zhvilluara, ndërsa sezonin që sapo u mbyll zbriti vetëm katër herë në fushën e blertë. Bertolaçi ka zyrtarizuar lamtumirën me anë të një postimi në rrjetet sociale. Sot nuk është momenti, por një ditë do të tregojë të vërtetën.

Zyrtarisht, brenda pak ditësh, do të mbyllet një kapitull i jetës time, të cilin nuk do e mohoj kurrë. U rrita te Milani dhe me Milanin, u bëra burrë dhe baba këtu. Gjërat nuk shkuan ashtu siç dëshiroja, por i pranoj përgjegjësitë e mia. Përkundrejt gabimeve të mia, përgjegjësitë duhen shpërndarë në mënyrë të barabartë. Do doja të kisha dhënë më shumë, veçanërisht në sezonin e fundit.

Një ditë do tregoj versionin tim të ngjarjeve. Tani për tani, do të ishte e padobishme. Sot është dita e lamtumirës. Falënderoj Milanin, drejtuesit, trajnerët dhe të gjithë shokët që më kanë shoqëruar këto vite. Pres që të nis një kapitull të ri. Jam i sigurt për diçka: do të jetë i bukur”, përfundon mesfushori italian.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *