Sezoni aktual konsiderohet prej kohësh i dështuar për Realin e Madridit dhe tashmë në “Bernabeu” kanë nisur përgatitjet për sezonin e ri. Merkatoja pritet të jetë e nxehtë me largime dhe afrime të shumta.
Gareth Bejl është një nga largimet e sigurta dhe këtë gjë e konfirmojnë së fundmi edhe mediat spanjolle, të cilat shkojnë edhe më tej. Sipas asaj që raportohet, drejtues të madrilenëve i kanë bërë me dije agjentit të Bejl, që duhet të nisin kërkimet për ekipin e ri, pasi koha e uellsianit në Madrid ka përfunduar.
Destinacioni i mundshëm i 29-vjeçarit është Premier Liga, me Mançester Junajtid që është në pole-position për shërbimet e tij. Gjithsesi, nuk përjashtohet edhe një rikthim te Totenhemi, me “gjelat” që pritet të jenë aktiv këtë merkato.