Dëmtimi në gju, operohet me sukses Gëzim Krasniqi

Gëzim Krasniqi e kuptoi që në ndeshjen me Kastriotin se sezoni i tij kishte marrë fund. Dëmtimi i pësuar në fillim të ndeshjes ishte i rëndë dhe kështu që i është dashur të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në gju.

Ditën e djeshme mbrojtësi kavajas ka qenë në duart e mjekëve dhe operacioni ka shkuar me sukses. Krasniqi e ka njoftuar vetë diçka të tillë dhe tanimë duhet të mendojë për rikuperimin, që do të zgjasë rreth gjashtë muaj.

Në rrjetet sociale kanë qenë të shumtë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë futbollistit të Kukësit. Gjithashtu ai ka pasur edhe vizita të shumta, duke nisur nga shokët e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online