Largimi i Nejmar nga “Copa America”, Tite zgjedh zëvendësuesin

Ylli i Çelsit, Uillian, është zgjedhur për të zëvendësuar Nejmarin te kombëtarja e Brazilit, pasi sulmuesi i PSG-së u detyrua të largohej nga Copa America për shkak dëmtimi. Lukas Moura i Totenham dhe Vinisius Zhunior i Real Madridit u përmendën si zëvendësuesit e Nejmar, por Tite ka zgjedhur Uillian.

“Sulmuesi Uillian i Çelsit është thirrur nga ekipi kombëtar i Brazilit dhe do të luajë në Copa America 2019,” konfirmoi Federata Braziliane e Futbollit. “Ai është thirrur për të zëvendësuar Nejmar, i cili u largua nga skuadra pas miqësorës kundër Katarit”.

Uillian bëri debutimin e tij për Brazilin në nëntor 2011 dhe ka bërë 65 paraqitje për “Selecao”, duke shënuar tetë gola.

Ai gjithashtu përfaqësoi kombëtaren e tij në dy Kupat e Botës, në 2014 dhe në Rusi 2018, dhe me tërheqjen e Nejmar, ai është lojtari i tretë më me shumë ndeshje në skuadrën e Tites, pas kapitenit Dani Alves (107) dhe Tiago Silvës (78). Brazili fillon ndeshjet e Copa America në Grupin A të premten, më 14 qershor kundër Bolivisë.

Uillian

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *