Një legjendë që zëvendëson një tjetër. Rrallë ndodh, por Porto paska qenë e shkruar të bashkojë rrugët e dy kundërshtarëve më të mëdhenj të katërkëndëshit në 20 vitet e fundit. Rrugë të kundërta mes Juventusit dhe Realit të Madridit apo Spanjës dhe Italisë.
Iker Kasijas nuk mund të vazhdojë sezonin e ardhshëm me Porton për shkak të problemeve kardiake që ka. Xhanluixhi Bufon është kandidati kryesor për ta zëvendësuar. Siç raporton “Tuttosport”, Porto ka nisur një ofertë drejt 41-vjeçarit.
Ai ndjen se mund të luajë akoma në nivele të larta dhe klubi portugez është një destinacion shumë i mirë. Marrëveshja pritet të mbyllet në ditët në vijim. Kujtojmë që Bufon ka ndërprerë marrëveshjen me PSG vetëm para pak ditësh.