Mauro Ikardi dhe Interi duken shumë pranë divorcit. Pas disa sezonesh si pjesë e zikaltërve, sulmuesi argjentinas me shumë gjasa do të largohet në merkaton e verës, me skuadrat më elitare të Europës që kërkojnë shërbimet e tij.
Drejtuesit e Interit nuk kanë ndërmend ta largojnë ish-kapitenin e tyre, por në rast se vjen oferta e duhur, do të privohen nga shërbimet e bomberit argjentinas. Si pasojë, stafi ka nisur punën për të gjetur pasuesin e tij.
Emri më i përfolur është ai i Romelu Lukakut, sulmuesit belg të Mançester Junajtid i cili nuk preferohet nga Solskjaer. Lukaku i kushtoi 75 milionë sterlina “Djajve të kuq” dy sezone më parë, por nuk arriti për asnjë moment të tregojë potencialin e plotë të tij.
Me shumë gjasa, edhe belgu do të largohet nga “Old Trafford”, me skuadrën e Interit si destinacioni më i mundshëm për të.