Skuadra e PSG-së ka pasur gjithmonë disa nga portierët më të mirë në Europë, por asnjë nga numrat 1 nuk ka arritur të sigurojë një vend titullari të padiskutueshëm. Kevin Trap nuk ia doli të shfrytëzonte mundësinë për të qenë titullar, duke u larguar në formë huazimi te Ajntraht Frankfurt.
Alfons Areola nuk ofron siguri, me këtë të fundit që nuk i është besuar ende një fanellë titullari. Bufon, nuk rinovoi. Si pasojë, kampionët e Francës kanë filluar bisedimet me De Gean, që është pa kontratë me datë 1 korrik. Me shumë gjasa, spanjolli do të jetë numri 1 te PSG për vitet e ardhshme.
Areola mund të qëndrojë edhe një vit si numër 2. Ky plan i PSG-së, nuk i lë vend portierit gjerman, Trap, që do të largohet. Skuadra e Njukasëll ka përgatitur 9.5 milionë euro por gardianin e portës, një ofertë që po konsiderohet nga PSG.