Çelsi ka prezantuar uniformat e reja për sezonin e ri. Për herë të parë do të vishen në ndeshjen e së dielës kundër Uotfordit, ndërsa Eden Hazard mund t’i veshë edhe për herë të fundit.
Fantazisti belg ka qenë një nga tre futbollistët e përzgjedhur për të prezantuar uniformat, pavarësisht se ai është shumë afër kalimit te Reali i Madridit. Diçka e tillë është përforcuar edhe më shumë nga fjalët e Hazard, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi i këtij transferimi.
“Na lidhin shumë kujtime me ‘Stamford Bridge’. Është natyrale që t’i bëjmë tribut stadiumit tonë me bluzën e re të ekipit”, thekson Eden Hazard.
Introducing our 2019/20 @nikefootball home kit! ?
Get yours ? https://t.co/TJfP0JhBuG#ITSACHELSEATHING pic.twitter.com/mq5cKQ7VT4
— Chelsea FC (@ChelseaFC) May 2, 2019