Premtimi komik i Klop, tani e pret kampionati zviceran

Liverpuli është me një këmbë jashtë Championsit, ndërsa në Premier Ligë shpreson të ndodhi ndonjë mrekulli dhe Siti të ndalet në një ga dy javët e fundit. Teorikisht, “The Reds” do të përjetojnë një tjetër sezon me 0 tituj të fituar.

Ky fakt, ka bërë që në rrjetet sociale të plasë ironia dhe sarkazma me trajnerin Jurgen  Klop. Gjermani në vitin 2015, pak kohë pasi firmosi për Liverpulin tha tekstualisht: “Do të fitojmë të paktën një titull në katër vitet e ardhshme. Nëse jo, atëherë titullin e ardhshëm do ta fitoj në Zvicër, pra do të largohem për të trajnuar në Zvicër.”

Koha po mbaron për Klop dhe gjasat janë që edhe ky vit të mbyllet pa tituj. Mbetet për t’u parë nëse gjermani do ta mbajë fjalën dhe vitin e ardhshëm do të largohet drejt Zvicrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online