ZYRTARE/ Gjoka-Kukësi, “martesa” vazhdon zyrtarisht

Ernest Gjoka do të vazhdojë me Kukësin dhe tani është zyrtare. Trajneri kampion ishte në pritje të takimit me Safet Gjicin, për të vendosur për të ardhmen, sepse kontrata i kishte përfunduar me mbylljen e kampionatit.

Presidenti i Kukësit ka qenë i impenjuar me fushatën elektorale kohët e fundit, ndaj edhe ka pasur zvarritje me këtë histori, ndërkohë që është aluduar pa fund se te Kukësi do të ketë lëvizje në stol, me 3-4 emra që kanë qarkulluar në hapësirën e pak ditëve.

Realiteti është se Gjici nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ndryshim dhe “Sport Ekspres” mëson se sot bosi i verilindorëve është takuar me Gjokën, duke i besuar drejtimin e skuadrës dhe ndërtimin e një formacioni më të kompletuar e cilësor se ai që fitoi titullin. Bashkëpunimi do të vazhdojë për një ekip elitar, të aftë të fitojë titull e kupë, me Gjicin që ka deklaruar ndër të tjera: “Nuk kam kërkuar asnjë trajner tjetër, nuk mund të largoj trajnerin që fitoi titullin. Ato që shkruhen në gazeta janë gënjeshtra“.

Natyrisht, puna duhet të nisë urgjentisht për përforcimet për përfaqësim dinjitoz në Champions League, ndaj duhen disa përforcime shumë cilësore. Koha nuk premton për të analizuar pa fund CV lojtarësh, ndaj duhen emra të konfirmuar e me cilësi, por kostoja e disa lojtarëve të ofruar ditët e fundit ka qenë shumë e lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online