Shqipëria përforcohet me talentin Maloku

0

Elvir Maloku është zyrtarisht një futbollist i Shqipërisë. 21-vjeçari i talentuar, lindur në Rijeka e rritur te Hajduk i Splitit, ka pranuar prej dy vitesh ftesën e Shqipërisë deri në tetor të 2014 luante për U-19 të Kroacisë, por Shqipëria për të ishte një zgjedhje zemre, siç deklaroi atëherë vetë Maloku në faqen online të klubit të Hajdukut.

Verën e shkuar anësori ofensiv u transferua me parametër zero te Gimnastik Tarragona në divizionin e dytë spanjoll, por luajti shumë pak (7 ndeshje në total), ndaj në janar shkoi në huazim tek AEK Larnaka në Qipro, ku u aktivizua në 14 ndeshje e dha dy asiste, edhe pse shumicën e rasteve nga stoli.

Tani Maloku ka marrë miratimin përfundimtar për kalimin e tij te Shqipëria, pas një pritjeje të gjatë. Lajmi është publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Për sa i përket së ardhmes së tij në nivel klubi, Maloku ka kontratë deri në qershor 2020 me Nastik, por huazimi i tij tek AEK Larnaka është rinovuar ditët e fundit. Kështu, Maloku do të luajë në Qipro deri në verën e vitit 2018. Drejtori sportiv i AEK Larnakës është spanjolli Çavi Roka, i cili ka këmbëngulur për rinovimin e huazimit, pasi e konsideron Malokun një futbollist me cilësi mjaft të mira për kampionatin qipriot.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.