LAJMI I FUNDIT/ Barcelona shokon Interin, Vidal vishet “Blaugrana”

Barcelona ka bërë jo pak armiq në futbollin italian. Pas përfundimit të transferimit të Malkomit, i cili iu “rrëmbye” Romës në momentin e fundit, tani të njëjtin fat duket e ka pësuar dhe skuadra e Interit. Zikaltrit ishin shumë pranë firmës me mesfushorin e Bajernit Arturo Vidal,  por vonesat në negociatat me Bajernin janë shfrytëzuar mjaft mirë nga drejtuesit e katalanasve, të cilët i kanë ofruar bavarezëve një ofertë shumë herë më të mirë.

Lajmi për transferimin e kilianit te Barcelona po transmetohet nga të gjithë mediet spanjolle, të cilat citojnë se burimi i informacionit vjen drejtpërdrejt nga zyrat e klubit të Bajernit. Operacioni për të sjellë Vidalin i ka kushtuar kampionëve të Spanjës 30 milionë euro, ndërsa oferta maksimale e Interit ishte 22 milionë €, madje këto do të paguheshin në fund të sezonit të ardhshëm për t’iu shmangur dënime të UEFA-s për shkelje të rregullave të “Financial Fair-Play”.

Mesfushori 31-vjeçar shihet si zëvendësuesi ideal i brazilianit Paulinjo, i cili u largua gjatë kësaj merkatoje drejt kampionatit kinez pas një transferimi që pa të derdheshin në arkat e Barcelonës plot 50 milionë €.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online