Kampionati francez këtë sezon ka nisur gati-gati si një fotokopje e sezoneve të kaluara, ku PSG ka vënë diktatin e saj që në javët e para. Plot 11 fitore të kryeqytetasve në 11 ndeshje të luajtura dhe për momentin në Francë nuk po njohin rivalë.
Në Champions, ku dhe është objektivi kryesor i parizienëve, situata shfaqet diçka më ndryshe, pasi janë në një grup të vështirë, së bashku me Liverpulin, Napolin dhe Cervena Zvezdën. Ndaj rivalëve kryesorë, francezët nuk kan arritur të marrin asnjë fitore, teksa pas një humbje në Angli ndaj Liverpul, barazuan javën e shkuar ndaj Napolit në shtëpi.
Në ndeshjen ndaj Napoli, PSG arriti të merrte një barazim në minutat e fundit, ku ishte një supergol i Angel Di Marias, i cili i dha të paktën një pikë të besuarve të Tomas Tuhel. Pikërisht autori i golit të barazimit, Angel Di Maria, ditën e sotme ka firmosur rinovimin e tij me klubin parizien. Argjentinasi do të jetë në Paris, të paktën deri në vitin 2021, kur edhe i skadon kontrata e re e firmosur. Di Maria ishte përfolur shumë në merkaton e verës për një largim të mundshëm nga PSG, por duket se lajmet e fundit i kanë dhënë fund të gjitha pikëpyetjeve.
???
Le @PSG_inside est heureux d’annoncer la prolongation du contrat d’Ángel Di María jusqu’en 2021 ? #DiMaria2021
?? #ICICESTPARIS pic.twitter.com/s8jdIAr4Fz
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) October 31, 2018