Pas blerjeve të shumta te merkato e verës, te Liverpuli ka ardhur koha për disa “blerje” brenda klubit. Ekipi anglez sapo ka njoftuar rinovimin e kontratës me kapitenin e skuadrës, Xhordan Henderson. Falë firmës së re, mesfushori anglez e sheh veten të lidhur me të “kuqtë” për të paktën pesë vitet e ardhshme.
28-vjeçari luan prej tetë sezonesh me Liverpulin dhe është pjesë thelbësore e skuadrës së Klop, si dhe përfaqësueses angleze. Trajneri gjerman u shpreh shumë i kënaqur nga arritja e marrëveshjes duke thënë: Henderson, përveç se një lojtar i shkëlqyer është dhe një lider për këtë skuadër. Jam i bindur se ai ka akoma shu,ë për t’u përmirësuar si lojtar.
? The captain has committed his future to the Reds…https://t.co/uOqJu7C2k9
— Liverpool FC (@LFC) September 3, 2018